Sot gjatë ditës në qytetin e Mitrovicës, dy persona dyshohet se e kanë mashtruar një qytetarë duke ia marrë veturën BMW X5.
Advertisement
Personat pasi e kanë marrë veturën kanë ikur në drejtim të veriut. E pastaj të dyshuarit kanë bërë aksident trafiku po me atë veturë.
Lajmin për Express e ka konfirmuar Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.
Tutje, Krasniqi njofton se personat janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë pas urdhërit të prokurorit.
“Sot, më 16.09.2020, rreth orës 15:35, në rrugën ‘Hoxhë Hasan Tahsini’ Mitrovicë, dy të dyshuarit: G.B., v.l. 1997 dhe E.O., v.l. 1991, e kanë mashtruar një qytetar duke ia marrë automjetin BMË X5 dhe kanë ikur me të në drejtim të veriut. Të dyshuarit, në Zveqan kanë shkaktuar aksident trafiku me veturën e lart cekur. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me aktvendim të prokurorit dëgohen në mbajtje për 48 orë”, ka konfirmuar Krasniqi.
PostAdss