Dy burra në Bube të Zubin Potok janë ndaluar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se kanë hyrë ilegalisht në Kosovë me një automjet me targa vendore.
Gjatë kontrollit në automjet, autoritetet zbuluan dhe sekuestruan dy radio dhe një thikë xhepi.
Të dyshuarit pas intervistimit janë liruar pas konsultimeve me prokurorinë.
“Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, ka bërë të ditur policia.