Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë e Kundër Korrupsionit.
Lladrovci pasuri të paluajtshme në të cilën hyjnë shtëpia, banesat, parcelat e tokës, zyra, kapin çmimin e 899 mijë e 250 euro.
Lladrovci ka deklaruar tri vetura, njëra është e tipit Golf e cila ka kushtuar jo më pak se 9 mijë e 500 euro. Një veturë të tipit Mecedes S-320, e cila ka vlerën prej 15 mijë eurosh. Dhe një tjetër veturë të tipit Audi A6 – 2.0, e cila ka një çmim prej 40 mijë e 500 eurosh. Të gjitha këto Lladrovci ka deklaruar se i ka siguruar nga mjetet e kursyera nga të ardhurat familjare,Insajderi.
Lladrovci gjithashtu ka deklaruar edhe dy orë dore. Njëra është e tipit “Rolex” dhe ka vlerën prej 9 mijë eurosh. Ndërsa tjetra është e tipit “Carier”, dhe ka vlerën prej 3 mijë eurosh, dhe prejardhja e këtyre ka deklaruar se është ka ardhur nga buxheti familjar.
Ai ka deklaruar edhe stoli ari në vlerë prej 11 mijë eurosh. Ari në vlerë prej 7 mijë eurosh i përket bashkëshortes së Lladrovcit, ndërsa ari në vlerë 4 mijë euro u përket fëmijëve të tij.
Lladrovci para të gatshme të mbajtura ne institucionet financiare ka deklaruar 3 mijë e 200 euro.
Lladrovci si kryetar i komunës së Drenasit merr pagë prej 1 mijë e 127 euro. Ndërsa bashkëshortja e tij si punëtore e kompanisë Kujtesa, merr pagë mujore 1 mijë e 732 euro.