Dy oficerë policie janë qëlluar për vdekje teksa ishin në një patrullë rutinë në Gjermaninë perëndimore.
Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, të shtënat ndodhën gjatë një kontrolli trafiku pranë Kusel rreth orës 4:20 të mëngjesit, tha policia në Kaiserslautern në një deklaratë.
Ata thanë se autorët u larguan, por policia nuk kishte asnjë përshkrim të tyre, makinës që përdornin apo në cilin drejtim u larguan.
#FAHNDUNG #Kusel
Die Polizei hat die Fahndungsmaßnahmen auf das benachbarte #Saarland ausgedehnt.— Polizei Kaiserslautern (@Polizei_KL) January 31, 2022
Policia u bëri thirrje shoferëve në zonën e Kusel që të mos marrin autostopët dhe paralajmëroi se të paktën një i dyshuar ishte i armatosur.
Ndërkohë Deutsche Welle shkruan se bëhet fjalë për vrasjen e një polici 29-vjeçar dhe një police 24-vjeçare.
Po sipas mediumit në fjalë, “Policia po kërkon intensivisht autorët e arratisur dhe po siguron pistat në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë. “Nuk disponohet një përshkrim i autorit apo automjetit që ata përdorin. Nuk dihet drejtimi i largimit të tyre”.
“Të paktën njëri nga autorët është i armatosur”, thuhet në deklaratën e selisë së policisë lokale të Westpfalz.