Java e tetë në Superligën e Kosovës në futboll do të vazhdojë sot me dy ndeshje shumë interesante.
Në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, Llapi do ta presë kampionin në fuqi, Ballkanin.
Dy skuadrat që e thanë fjalën kryesore sezonin e kaluar, do t’i masin forcat për herë të parë në edicionin aktual.
Momentalisht, Ballkani është në pozitën e dytë, kurse Llapi në të katërtën.
Duel tjetër mjaft interesant pritet të jetë edhe ai mes Malishevës dhe Suharekës.
Malisheva është duke i prirë renditjes tabelare, kurse Suhareka në anën tjetër e ka nisur mjaft mirë sezonin debutues në elitë.
Të dyja këto ndeshje nisin nga ora 15:00.