Xhiroja e 27-të në Superligën e Kosovës në basketboll do të vazhdojë edhe sot me dy ndeshje mjaft interesante.
Përballje shumë interesante do të jetë ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Trepcës.
Therandasit kanë 19 fitore e shtatë humbje, ndërsa mitrovicasit kanë 15 fitore e 11 humbje.
Kjo është edhe një sfidë ndërmjet kampionit dhe nënkampionit aktualë të Kosovës.
Ndeshja e fundit zhvillohet ndërmjet dy skuadrave me traditë, Pejës dhe Bashkimit.
Pejanët kanë 19 fitore e shtatë humbje, kurse prizrenasit kanë siguruar pozitën e pestë me 11 fitore e 14 humbje. prishtinapress.net