Site icon PrishtinaPress

Dy motra shqiptare kalojnë garën në “Voice of Italy” me këngën e Erës dhe Ledrit

Suksesi i shqiptarëve në arenën ndërkombëtare tashmë komentohet kudo.

Dy motra me prejardhje shqiptare së fundi kanë garuar në talent shoun “Voice of Italy”, shkruan prishtinapress.eu

Olti Curri e ka shkëputur një video nga performanca e Serena dhe Ina Sinanit në skenën e Italisë.

Ato kënduan këngën “Shumë pis” nga Era Istrefi dhe Ledri Vula, duke arritur kështu ta kalojnë sfidën e parë të garës.

Kujtojmë se ishte së fundi “Billboard” që i kushtoi një artikull suksesit të artisteve shqiptare në botë, emra këta që çdo ditë po shtohen.

Exit mobile version