4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Dy Ministret e Francës dhe Gjermanisë kërkojnë de-eskalim dhe respektim të marrëveshjeve nga Kosova e Serbia

Dy ministre të dy shteteve hisedare në dialogun Kosovë-Serbi kanë kërkuar që Prishtina zyrtare dhe Beogradi të de-përshkallëzojnë situatën dhe kanë kërkuar nga të dy shtetet që të respektojnë marrëveshjet e arritura.

Ministrja Gjermane e Shtetit për Evropën, Anna Luhrman në një intervistë për EURACTIV ka thënë se të dy palët duhet të ulin tensionet meqë po rrezikojnë të ardhmen e tyre drejt BE-së.

“Të dyja palët duhet të de-përshkallëzohen. Ata vërtet po rrezikojnë të ardhmen e tyre në BE”, ka deklaruar për EURACTIV Ministrja gjermane e Shtetit për Evropën, Anna Luhrmann.

Ajo tutje ka thënë se palët duhet të përmbahen nga veprime që mund të përshkallëzojnë situatën duke specifikuar se kjo thirrje vlen për të dy vendet.

“Qeveria e Kosovës duhet të pranojë se kjo nuk vlen vetëm për Beogradin por edhe për Prishtinën. Të dy duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të nxisin një zgjidhje të qëndrueshme diplomatike”, tha ajo.

Edhe ministrja franceze për shtetin Laurence Boone ka thënë se “të dy palët duhet të respektojnë marrëveshjet e tyre dhe të arrijnë në një mirëkuptim të përbashkët”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img