Problematika kryersore që shtyn shqiptarët në këtë profesion të braktisin vendin, janë kushtet e pakta të punës.
Nga janari deri në gusht të këtij viti kanë ikur plot 2 mijë infermierë nga Shqipëria.
Problematika kryersore që shtyn shqiptarët në këtë profesion të braktisin vendin, mbetet ajo e pagave tejet të ulëta dhe kushtet e pakta të punës.
Nga Lezha, Presidenti i Urdhërit të Infermierit i drejtoi një apel qeverisë së të majtëve që t’i japin zgjidhje frenimit të këtij problemi, i cili është kthyer në një fenomen që dëmton dhe do të vazhdojë të dëmtojë sektorin shëndetësor në vend, transmeton “Ina”.
“Pagat e inferimerëve janë shumë të ulëta. Ne kërkojmë që ato të rriten dhe të vlerësohen. Ne këtë ja kemi thënë edhe qeveritarëve në mënyrë të vazhdueshme”, tha Presidenti i Urdhërit të Infermierit