Mbrëmjen e djeshme dy të rinj nga Kosova, kushërinj me njëri-tjetrin janë kërcënuar me jetë nga disa persona ende të paidentifikuar nga policia.
Rexhep Bunjaku dhe Liridon Pllana kanë qenë duke udhëtuar me makinë në rrugën e Kombit për të shkuar në vendlindjen e tyre, kur i është bërë pritë nga persona të armatosur.
Një i afërm i tyre thotë për Syri.net se ata janë shoqëruar nga policia shqiptare për të dhënë detajet në lidhje me ngjarjen. Sipas raportimit, personat kërcënues qëndronin përpara rajonit dhe flisnin me policë duke pritur që të dilnin dy kosovarët.
Më pas dy udhëtarët janë shoqëruar nga policia shqiptare deri në doganën e Morinit.