Site icon PrishtinaPress

Dy kosovarë rrezikojnë të dëbohen nga Zvicra, akuzohen për 71 vepra pena

Gjykata e Lartë e Solothurnit duhet të vendosë nëse një shkelës i ligjit mund të qëndrojë në Zvicër pavarësisht shkeljeve “të katalogut” dhe të marrë trajtim terapeutik.

Në shumicën e rasteve, shkelësit i rezistojnë me forcë masave terapeutike por jo edhe 25-vjeçari kosovar Valon R. (emri i ndryshuar), i cili po gjykohet në Gjykatën Supreme së bashku me bashkëpunëtorin e tij dhe bashkatdhetarin Blerim F., gjashtë vjet më i madh se ai në moshë.

Të pandehurit janë akuzuar për 71 vepra penale, të kryera nga viti 2016 deri në vitin 2020, si grabitje, vjedhje, rrezikim jete, vjedhje, shtrëngim, kanosje, shkelje të ligjit për armëmbajtje pastaj për delikte droge, drejtimin e një makine pavarësisht heqjes së lejes, transmeton albinfo.ch. Të gjitha këto kanë ndodhur në zonën e Oltenit, në dyqane, bodrume dhe apartamente të huaja, në rrugë, në klubin e futbollit, në shtëpitë e të moshuarve dhe në spital.

Zakonisht bëhet fjalë për shuma të vogla parash.

Dënimi është i diskutueshëm

Gjykata e Qarkut Olten-Gösgen i kishte dënuar ata për këto delikte, më 9 nëntor 2020. Por për shkaqe të ndryshme, 2 akuza kanë qenë ende të debatueshme nga ana e Valonit dhe 5 nga ana e Blerimit, shkruan gazeta Solothurner Zeitung”.

Të dy ishin shprehur të pakënaqur me dënimet – Valoni 37.5 muaj burg dhe Blerimi 15 muaj.

Po kështu ata kanë kundërshtuar vendimin për dëbim nga Zvicra: njëri për 5 dhe tjetri, për 8 vite. Ndërsa e habitshmja është me këtë rast kjo: Valonit nuk i ishte shqiptuar masa terapeutike, por ai e kërkon atë. Për këtë arsye, ata kishin bërë ankesë, ashtu sikurse edhe prokuroria publike, e cila nga ana e saj kërkon një dënim më të lartë (5 vjet) dhe një dëbim më të gjatë nga vendi (7 vjet) për Valonin.

Valoni është prezantuar si një “delikuent model” të cilit i pëlqen të punojë me veten. Me një kostum gri të çelur dhe me një këmishë të bardhë, i riu i lindur në Zvicër raportoi në dialekt me theks ballkanik rreth asaj se si pas mbarimit të një dënimi për të rinjtë me terapi kishte pasur probleme jashtë burgut, duke qenë pa ndonjë kualifikim profesional, përcjell albinfo.ch. Kështu, ai kishte rrëshqitur në skenën e drogës.

Gjykata e habitur me raportin rreth sjelljes së mirë të tij

Një raport nga burgu i tij aktual konfirmon sjelljen e tij të mirë. Kryegjyqtari madje ka shprehur habinë e tij sepse kjo ishte në kontrast me raportin mjeko-psikiatrik të marrë më heret. Sipas këtij të fundit, Valoni ka një çrregullim të personalitetit disocial që është i vështirë për t’u trajtuar. Nëse ai ka edhe skizofreni paranojake, siç pretendon Valoni, nuk është e sigurt. Dhe varësia ndaj drogës nuk është shumë e theksuar.

Sëmundjet e fundit nuk janë vendimtare për kryerjen e veprave penale, ka shpjeguar psikiatri në gjykatë. Pra, ai nuk kishte përgjegjësi të reduktuar. Nëse Valoni mbikëqyret nga afër dhe ka struktura të qarta, të qeta dhe merr mjekim, ai mund të përparojë, transmeton albinfo.ch. Ndryshe nga raporti i tij me shkrim, eksperti ka gritur gjithashtu mundësinë e terapisë ambulatore.

Prokurori: Në burg dhe më pas në Kosovë

Prokurori Christoph Baumgartner ka këmbëngulur se Valoni ishte një “delikuent i përhershëm” (i papërmirësueshëm). Në ndryshim nga gjykata më e ulët, ai ka zbuluar se i akuzuari kishte përdorur thikën në një mënyrë të rrezikshme për jetën gjatë një grabitjeje.

Pastaj, sipas tij, ai nuk është i integruar. Këtë, prokurori e “ilustron” me faktin se i akuzuari ka në trup një tatuazh me flamurin e Kosovës, shkruan albinfo.ch. Për këtë arsye ai, pas burgimit, fare lehtë mund të rifillonte sërish jetën në Kosovë.

Ndërsa avokati kërkon maksimum 8 muaj burg për klientin e tij, Blerimin dhe heqje dorë nga dëbimi nga Zvicra.

Exit mobile version