Dy kosovarë që jetojnë në Suedi janë vlerësuar me një gjest human që e kanë bërë, pasi rruga për në shtëpi papritmas u mori një kthesë e papritur.
Aziz Berisha dhe Gjelal Mulaj të cilët punojnë si roje të sigurisë, duke u kthyer në shtëpi nga puna e kishin parë një burrë të dehur, i cili ishte rënë në ujë.
Ata pas disa përpjekjeve kishin arritur që ta nxjerrin atë nga uji.
“Nuk do të ngrihej dot vetë”, thotë Aziz Berisha për mediat suedeze.
Ngjarja kishte ndodhur në orën tre e gjysmë, natën e së shtunës, kur ata e panë një të ri të dehur në urën mbi lumin Lagan, i cili bie më pas në ujë.
“Ndihem mirë që mundëm të shpëtonim një jetë. Ndihemi krenarë, kemi punuar disa vite në këtë profesion dhe duam të ndihmojmë njerëzit në situata të ndryshme”, është shprehur Berisha.