Dy persona nga Kosova janë ndaluar në Maqedoni të Veriut për shkak të kontrabandimit të mallrave pa dokumentacione përkatëse, të dyshuarit në fjalë janë G.Q. dhe Xh.M.
Në njoftimin e lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut thuhet se sot është kontrolluar një autobus nga Kosova në rrugën kryesore Kriva Pallankë – Kumanovë.
“Gjatë kontrollit të automjetit dhe pasagjerëve janë gjetur disa kuti me barna me gjithsej 5,942 tableta, 100 pako kafeje, 36 thasë me mbishkrimin e markës tregtare, 104 parfume për meshkuj dhe sende të tjera pa dokumentacion të rregullt”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga MPB-ja maqedonase.