Site icon PrishtinaPress

Dy këshilltarët serb të SNS-it i mundësojnë vazhdimin e qeverisjes Shqiprim Arifit

Sot në ora 8 të mengjesit është mbajtur seanca e III-të e Kuvendit Komunal të Preshevës, raporton rtvpresheva.com

Kjo seancë ishte vazhdimësi e seancës së kaluar ku kuvendi i Preshevës kishte humbur shumicën pas largimit të një këshilltari nga Alternativa për Ndryshim e Shqiprim Arifit dhe dalja nga koalicioni qeverisës i Unionit Demokratik Shqiptarë.

Por, dy këshilltarët serb të partisë së Vuçiqit sot shkuan në seancë dhe i krijuan shumicë APN-së së Shqiprim Arifit dhe LR-së së Sami Salihut dhe i mundësuan të vazhdojnë me qeverisjen me pushtetin lokal.

Të gjitha pikat e rendit të ditës janë votuar pa asnjë diskutim të këshilltarëve dhe seanca ka zgjatur 5 minuta.

Exit mobile version