Votimi në Kuvend zgjati për pak minuta sepse deputetët e Vetëvendosjes nuk po mund të rehatoheshin në ulëset e tyre. Pasi u ndanë në dy grupe parlamentare, deputetët nuk janë ulur bashkë.
Të mërkurën, deputetët e dorëhequr nga Vetëvendosja, janë regjistruar si grup i veçantë parlamentar me emrin “Grupi i deputetëve të Pavarur”.
Sot në seancën e parë si grup parlamentar, ish-deputetët e VV-së kanë zënë ulëset e tyre. 12 deputetët janë ulur pas atyre të Vetëvendosjes.