3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Dy gjyqtarë të Kushtetueses që nuk u pajtuan për rritjen e pagave të Qeverisë

Shumica e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese kanë vendosur se vendimi i Qeverisë për rritje të pagave nuk është në kundërshtim me Kushtetutën.

Por, dy nga gjyqtarët e kësaj Gjykate kanë ndarë mendimin e tyre nga shumica. Sipas gjyqtarëve Almiro Rodrigues dhe Gresa Caka-Nimani, vendimi për rritje pagash i Qeverise nuk ishte në përputhje me Kushtetutën.

“Ne konkludojmë se Vendimi nr. 04/20 i Qeverisë së Republikës së Kosovës, i 20 dhjetorit 2017, nuk është në përputhje me nenet 92 dhe 93 të Kushtetutes, sepse as nuk “zbaton një ligj” dhe as nuk është një “propozim””, thuhet në mendimin e ndarë të gjyqtarëve Almiro Rodrigues dhe Gresa Caka-Nimani.

Madje, sipas tyre ky vendim kishte shkelur ndarjen e pushteteve të garantuar me Kushtetutë.

“Më tutje në konkludojmë se rrjedhimisht Vendimi nr. 04/20 i Qeverisë së Republikës së Kosovës, i 20 dhjetorit 2017, cenon kompetencat e Kuvendit të përcaktuara në nenin 65.5 të Kushtetutës, duke afektuar kështu balancimin dhe ndarjen e pushteteve të përcaktuar me nenin 4 të Kushtetutës”, thuhet në fund të mendimit të ndarë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img