Instituti Hidometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të ardhshme do të jetë i ngjashëm sikur edhe ditët e kaluara.
Sipas komunikatës për medie, më 7 dhe 8 gusht, moti do të jetë kryesisht me shi dhe shkarkime rrufesh.
Reshjet parashihen të jenë me intensitet më të zvogëluara në krahasim me ditët e fundit.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në komunikatën e IHMK-së.