1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Dy ditë para mbajtjes së seancës konstituive, këto janë procedurat e mbarëvajtjes së saj

Pasditen e së enjtes do të mblidhen 120 deputetët e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës.

Për këtë ditë është paraparë betimi i deputetëve dhe zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve.

Kryetarin e propozon partia fituese që në këtë rast është Lëvizja Vetëvendosje, por që ende nuk ka ndonjë marrëveshje mes këtyre dy partive për bashkëqeverisje.

Por edhe pa marrëveshje, seanca konstituive mund të mbahet vetëm me betimin e deputetëve edhe nëse nuk zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët.

Procedurat e seancës konstituive i sqaron për KosovaPress analisti politik Ramush Tahiri, e që sipas tij cilit seanca konstituive pritet të kryhet brenda asaj dite, por nëse nuk janë votat pas betimit të deputetëve, ajo mund të pezullohet deri kur të sigurohen ato për emërimin e kryetarit dhe kryesisë.

“Në mbledhje jepet betimi i deputetëve që të mund të fillojë mbledhja. Pas betimit kalojnë në trupat zgjedhor të Kuvendit. Pastaj caktohet kryesuesi, deputeti më i vjetër në moshë dhe ai më i riu. Së pari vjen propozimi për kryetar nga Lëvizja Vetëvendosje që do të votohet në parim, nëse merr 61 vota e merr pozitën. Pastaj kalohet në pjesën e nënkryetarëve, dy nënkryetarë shqiptarë, dy nënkryetarë të komuniteteve. Por mbledhja konstituive duhet të kryhet brenda asaj dite.  Aty nuk ka mbivotim, aty janë të ditura kujt çka i takon. Partisë së parë një kryetar në nënkryetar, partisë së dytë një nënkryetar tani partive minoritarëve 2 e kështu me radhë”, thotë Tahiri.

Ai thotë se e drejta e propozimit për kryetar të Kuvendit i takon vetëm partisë së parë, Lëvizjes Vetëvendosje.

Derisa tregon edhe manovrimet politike që mund  të ndodhin gjatë asaj seance.

“Tash nëse nuk fiton vota propozimi i  Vetëvendosjes për kryetar të Kuvendit, mbledhja shkon në pushim, pastaj kur janë votat vjen propozimi prapë. Propozimi mund të jepet pafundësisht deri sa të zgjidhet, sepse askush nuk ka  të drejtë me Kushtetutë, me ligj, me rregullore përveç Vetëvendosjes me dhënë propozimin për kryeparlamentar. Problemi është që kryeparlamentari me i taku LDK-së, por kjo ka qenë në paketë që të votohet edhe Qeveria. VV mund të propozojë kandidatin e LDK-së edhe me u zgjedhë, mandej me u zgjedhë Qeveria. Mirëpo me ndodhë që me i ndërrua fjalët njëra parti, atëherë nuk bëhet as Qeveria”, thotë Tahiri.

Ai u shpreh optimist se marrëveshja do të arrihet mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike, pasi sipas tij duket se kanë lëvizur pozicionet sa i përket çështjes së presidentit.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje ka dal e para, e pasuar nga LDK.

Këto dy  parti janë duke negociuar rreth 3 muaj për të formuar koalicionin qeverisës, por që kanë pasur dallime në ndarjen e pushtetit. LDK përveç kryeparlamentarit, pesë ministrive po kërkojnë edhe presidentin që do të zgjidhet më 2021. Këtë kërkesë është duke e refuzuar vazhdimisht Lëvizja Vetëvendosje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img