Dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët publikisht kanë shprehur pakënaqësi me zhvillimet në parti në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës nuk janë ulur bashkë me kolegët e tyre.
Eman Rrahmani dhe Gramos Agusholli në seancën e sotme janë ulur pas Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Deputeti Eman Rrahmani ditë më parë ka hedhur kritika ndaj zgjedhjeve të brendshme të VV-së dhe për dallim nga partia ai I ka përkrahur edhe kërkesat e mësimdhënësve të cilët janë në grevë.
Ai tha se këto zgjedhje do duhej të organizoheshin më mirë./Prishtinapress/