2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

“Dy dashuritë e mia”- Si i “bashkoi” Big Brother VIP gratë e Sabianit?

Shumë solar dhe paqësor, Sabiani duket si një personazh publik pa të fshehta. Por në fakt ai ka mbajtur gjithmonë shumë hermetike jetën e tij private dhe marrëdhënien me bashkëshortet.

Këngëtari është baba i dy fëmijëve, të cilët kanë nëna të ndryshme. Por marrëdhenia me to ka qenë gjithmonë e çuditshme, të paktën për sytë e publikut.

Në rrjetet sociale Sabiani nuk ndjek as nënën e Keisit dhe as nënën e Ernesit. Por të dya janë mjaft aktive dhe herë pas here shprehin dashurië për Sabianin, shkruan Albeu.

Edhe së fundmi ku situata e Sabianit në “Big Brother VIP” ka qenë e komplikuar, si Arnisa ashu dhe Eriola kanë shprehur mbështetjen për këngëtarin, por jo vetëm mbështjetjen, edhe dashurinë për të.

“Dy dashuritë e mia në një foto”, shkruan nënë a e Keisit, me të cilën për aq sa dihet në media Sabiani është ndarë prej kohësh.

Nga ana tjetër Arnisa, pra nëna e djalit të tij shoqëron me zemra foto të partnerit të tij që ndan herë pas here. Rreth 1 vit më parë, pas daljes nga BBV 1, i pyetur për marrëdhëniet me nënat e fëmijëve të tij, Sabiani ka treguar se ka një raport të shkëlqyer dhe i vlerëson për faktin se nëse s’do të ishin ato s’do të kishte Kejsin dhe Enesin.

“Do të jem shërbëtori i tyre gjithë jetën”- është shprehur Sabiani duke folur me superlativa për to e duke nënkuptuar se ruan një marrëdhënie të mirë edhe me ish bashkëshorten e tij, nënën e Kejsit.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img