Dy burra kanë sulmuar një grua në Mitrovicë. Viktima ka raportuar në polici se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj, në orët e para të mëngjesit të së enjtes.
Rasti është iniciuar si lëndim i lehtë trupor.
“Rr. Kollashini, Mitrovicë 04.04.2024-04:00 .Viktima kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit meshkuj kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit në konsultim me prokurorin kujdestar rasti iniciohet si më lartë dhe mbetet nën hetime”, thuhet në njoftim.