Dy bomba kanë shpërthyer në Amsterdam të mëngjesin e sotshëm në një depo poste.
Një shpërthim ka ndodhur në zyrën e një kompanie postare në Amsterdam, ajo është supozuar se është shkaktuar nga një bombë letre dhe askush nuk është lënduar, tha të mërkurën policia e Amsterdamit, transmeton Telegrafi.
“Sot në mëngjes, një shpërthim ka ndodhur në dhomën e postës së një ndërtese tregtare në Bolstoen.
Supozohet se shpërthimi është shkaktuar nga një bombë e vendosur në një letër. Ende nuk ka lëndime”, ka shkruar policia në Twitter.
Muajin e kaluar, pesë kompani holandeze, me qendër në Amsterdam , Roterdam dhe Utrech, morën letra me bomba, por asnjë nga bombat nuk shpërtheu.
Shpërthimi i parë ndodhi rreth orës 8 të mëngjesit në një park biznesi në perëndim të qendrës së qytetit, sipas policisë së Amsterdamit. E dyta goditi një biznes tjetër menjëherë pas. /Telegrafi/
Lajmi në zhvillim e sipër…