Site icon PrishtinaPress

Dy barazime në Superligë, Llapi “koritet” në Podujevë, dramë e spektakël në Prizren

Llapi nuk ka arritur më shumë se një barazim në në ndeshjen ndaj skuadrës së fundit në rënditje, Fushë Kosovës.

Skuadra e Batatinës ka barazuar 1-1 me golin e vetëm të shënuar nga Babalija. Për mysafirët shënoi Urim Statovci.

Dramë dhe emocione ka dhuruar ndeshja e zhvilluar në Prizren në mes të Lirisë dhe Dukagjinit. Morina kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 72.

Tijueza dhe Stafa shënuan dy gola të shpejt në pesë minutat e fundit të ndeshjes për 2-1.

Kur ndeshja po shkonte drejt fitores së Lirisë, Granit Elezaj u fut nga pankina për të nxjerurr 1 pikë për klinasit./Indeksonline/

Exit mobile version