Dy aeroplanë në pistën e aeroportit Heathrow të Londrës u përplasën të shtunën, duke shkaktuar dëme në krahët e tyre.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Virgin Atlantic 787 bosh po tërhiqej nga baza në terminalin 3 kur “preu” majën e krahut të një Airbus A350 të British Airways.
Ndërkohë imazhet tregojnë dëme të vogla të aeroplanëve dhe shërbimet e urgjencës dhe ekuipazhit tokësor në pistë.
Asnjë klient nuk kishte në bordin e aeroplanit që po tërhiqej, tha një zëdhënës i Virgin Atlantic.
Aeroplani është nxjerrë jashtë shërbimit ndërsa ekipet inxhinierike po kryejnë kontrollet e mirëmbajtjes, thanë ata.
Asnjë pasagjer nuk u lëndua, tha një zëdhënës i Heathrow.