0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

DW për vizitën e Escobar në Prishtinë: Po shtohet presioni që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje përfundimtare

Vizita e të ngarkuarit amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar zhvillohet 10 ditë para përfundimit të afatit kur qytetarët serbë nuk do të mund të qarkullojnë më në Kosovë me targa të qyteteve të Serbisë.

Marrë shkas nga kjo vizitë, “Deutsche Welle” shkruan se në Prishtinë dhe Beograd po shtohet presioni që palët të arrijnë një marrëveshje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve, ndonëse palët po janë të kujdesshëm të shpalosin detaje.

Vetëm në këtë javë, i ngarkuari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak qëndroi në Beograd dhe Prishtinë, ndërsa sot kryeqendrën e Kosovës e vizitoi i ngarkuari amerikan për Ballkanin Gabriel Escobar, raporton versioni në gjuhen shqipe i DW.

Escobar i fundit takoi Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Kjo vizitë zhvillohet vetëm 10 ditë para se të kalojë afati kur qytetarët serbë me vetura me targa të qyteteve të Serbisë, nuk do të mund të qarkullojnë më në Kosovë, raporton transmetuesi ndërkombëtar publik gjerman.

Escobar nuk jep detaje për dialogun

Pas takimit me kryeministrin, Albin Kurti i ngarkuari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar nuk pranoi të flasë në detaje për dialogun, por tha se “kanë diskutuar për dialogun me Serbinë dhe implikimet rajonale të cilat krijohen nga dialogu”. “SHBA e mbështet Kosovën në të gjitha aspiratat euroatlantike dhe do të shohim mundësinë për të mbështetur edhe më tej Kosovën në këtë rrugë”, tha Escobar. Të njëjtën gjë Escobar e tha edhe pas takimit me Presidenten Vjosa Osmani. “Jam krenar që them që Kosova ka kontribuar shumë për agjendën tonë të përbashkët dhe mendoj se ngjarjet e kësaj jave në Kosovë janë indikator i rëndësishëm si po kontribuon Kosova, në mënyrë pozitive, në agjendën e përbashkët për demokraci dhe liri. E falënderoj Kosovën që do të jetë mikpritëse e atij organizimi këtë fundjavë”, tha Gabriel Escobar.

Vizitat e zotit Lajçak dhe Escobar, po ndodhin vetëm pak kohë kur kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron angazhuan këshilltarët e tyre, të cilët qëndruan në rajon për të mbështetur bisedimet. Pas vizitës së tyre u tha se ka një nismë franko-gjermane për përmbylljen e bisedimeve Kosovë- Serbi, por nuk është propozim përfundimtar.

Rritet presioni ndaj Serbisë
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq tha ditë më parë tha se Franca dhe Gjermania kanë paraqitur një dokument me të cilin kërkojnë që Serbia të lejojë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, por pa e njohur pavarësinë e saj. Në fillim të javës i ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, qëndroi në Beograd, ku takoi Presidentin serb Aleksandër Vuciq. Zoti Lajçak shkroi në Twitter se në Beograd ka vazhduar diskutimin e hapur dhe serioz me presidentin e Serbisë në rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve. “Energjia dhe targat ishin kryesore në agjendën tonë pasi nevojiten urgjentisht zgjidhje”, shkroi Lajçak. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç nga ana e tij, tha se pati një bisedë serioze dhe të përgjegjshme ndërsa nënvizoi se “Serbia do të vazhdojë të luftojë për të shpëtuar vendin dhe popullin”, duke këmbëngulur në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura deri më tani Kosovë-Serbi dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar.

Para takimit me Lajçak, Vuçiq shkroi se shtetit që përfaqëson ai, Serbisë, “po i dërgohen mesazhe se duhet të heqë dorë nga Kosova, për të marrë, një dhuratë të vogël”. “Të kuptohemi, askush nuk më kërcënon si Aleksandër Vuçiqi, ata kërcënojnë haptazi gjithë vendin tonë dhe mbijetesën e tij. Unë vetëm dua që ta dini këtë të gjithë ju dhe këtë po e them për herë të parë”, tha Vuçiqi.

Afati i lejimit të targave të veturave të serbëve me inicialet e qyteteve të Serbisë, skadon më 31 tetor. Nga kjo datë këto vetura nuk do të mund të qarkullojnë në Kosovë. Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Rendit, vetëm 12 vetura të qytetarëve serbë janë kthyer nga targat ilegale në ato të Republikës së Kosovës. Gatishmëri për t’i kthyer targat ka, por sipas Ministrisë së Brendshme, “grupe kriminale, të orkestruara nga Beogradi, po i kërcënojnë qytetarët serbë dhe po i pengojnë ata që të realizojnë të drejtën e tyre”, thuhet në një njoftim. Janë me mijëra vetura me targa ilegale që qarkullojnë në territorin e Kosovës./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img