4.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

DW: Kurti kryeministër, një partner jokomod për BE-në

Korrupsioni, përparimi ekonomik, sundimi i ligjit, bashkëpunimi rajonal… Lista e pritshmërive ndaj Albin Kurtit si kryeministër i Kosovës është e gjatë edhe në Gjermani. 

Nga Gjermania zyrtare pritet që Kurtit t’i dërgohet së shpejti një ftesë për vizitën zyrtare në Berlin, mësoi DW nga qarqe qeveritare. Megjithatë qarqet nga Berlini e shohin ardhjen e Kurtit në krye të qeverisë së re me ndjenja të përziera.

Disa janë të mendimit se Albin Kurti do ta vështirësojë procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, të tjerë janë më optimistë dhe mendojnë se edhe një radikal si Kurti, do t’i ndryshojë qëndrimet e tij radikale, kur të përballet me kufijtë e arsyes shtetërore.

Shtypi ditor në Gjermani deri tani nuk e ka komentuar qeverinë e re Kurti. Entuziazmi për kthesën historike të Kosovës, që për herë të parë do të drejtohet nga “Burri fjalëkthyes”, siç e quan atë Erich Rathfelder në ‘TAZ’, dhe nga një qeveri “Pa luftëtarë” të UÇK-së, siç vë në dukje Michael Martens në ‘FAZ’.

Megjithatë, kërshëria dhe deri diku pritshmëritë ndaj Kurtit janë të mëdha.

Bodo Weber, një nga konsulentët e partive në Berlin, parashikon në një intervistë për DW se Kurti si kryeministër do të jetë një bashkëbisedues jo fort komod për BE-në dhe ndërkombëtarët.  “Nga njëra anë për shkak të qëndrimeve të tij parimore e demokratike, por edhe sepse bindjet dhe programi i partisë së tij vazhdojnë të përmbajnë elemente dogmatike-ideologjike”,, tha Weber.

“Pritshmëri për rol pozitiv për paqen në rajon”

Një nga deputetët që nuk e fsheh gëzimin e tij duke e parë Kurtin si kryeministër të ri të Kosovës është Josip Juratoviq. Deputeti socialdemokrat e kishte mbështetur Kurtin qysh gjatë fushatës. Ai i tha Deutsche Welles se është shumë i gëzuar që u arrit të shmangej përsëritja e zgjedhjeve.

Por sfidat, janë te mëdha. “Përparimi social dhe ekonomik i Kosovës, lufta kundër korrupsionit, por edhe bashkëpunimi rajonal”, numëron ai. “Nuk është vetëm çështja e pavarësisë së Kosovës, por edhe bashkëpunimi me vendet e rajonit, sidomos me Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën”, sqaron Juratoviq. “Dhe ne do ta shohim me shumë vëmendje këtë bashkëpunim, me shpresë që qeveria e re do të luajë një rol pozitiv për paqen në rajon”, tha ai.

“Liberalizimi i vizave” 

Manuel Sarrazin, deputeti i të Gjelbërve, pret tani qe qeveria e re të dëshmojë se “mund ta bëjë më mirë punën se e mëparshmja”. Ngjashëm i sheh sfidat edhe ai. “Sidomos të rinjtë me të drejtë presin një kurs të fortë reformash që do të sjellë më shumë demokraci dhe sundim të ligjit, më shumë perspektiva për të ardhshme dhe zhvillim të qëndrueshëm”, tha Sarrazin.

Sarrazin mendon se tani ka ardhur koha që Kosova të marrë shpërblimin e merituar: ” Vendi i ri e ka merituar të gjithë mbështetjen e BE-së për këtë kurs reformues. Edhe për këtë arsye, duhet më në fund të arrihet vendimi i vonuar për liberalizimin e vizave për kosovarët”. Sarrazin u shpreh më tej për Deutsche Wellen se “rruga drejt BE-së për Kosovën dhe Serbinë do të jetë e mundur vetëm përmes një procesi të suksesshëm të normalizimit. Sarrazin shton gjithashtu edhe se nuk duhet kurrsesi që të ketë ndryshim kufijsh në Ballkan”. /DW/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img