Florian Dushi, zyrtar i LDK-së, ka komentuar problemet e shfaqura në KQZ.
Në një shkrim, Dushi ka kërkuar nga institucionet shtetëtore t’i dalin ndihmë KQZ-së për përmbylljen e procesit.
“Sulmet e partisë shtet para, gjatë dhe pas zgjedhjeve ndaj KQZ dhe proceseve që po zhvillohen aty, po e cenojnë rëndë dhe në mënyrë të pakorrigjuar besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor.
Qetësia e pushtetit gjatë fushatës zgjedhore, është treguesi më i mirë se ky subjekt ishte i orientuar dhe angazhuar në “aktivitete” tjera që ndërlidhen me goditjen e procesit zgjedhor – prej sulmeve kibernetike deri te sulmet e militantëve bandit në qendra të numërimit të KQZ-së.
Institucionet përkatëse shtetërore duhet t’i dalin në ndihmë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për t’i mundësuar përmbylljen e procesit dhe përpilimin e rezultatit në mënyrë të shpejtë e të drejtë!” – ka shkruar Dushi.