4.7 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Durrësi pastron gjurmët e fundit që kujtojnë tërmetin tragjik

Mjaftuan 30 sekonda të tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, për ta kthyer Durrësin në një qytet fantazmë që zuri nën gërmadha 24 jetë.

Shtëpi të rrënuara, pallate të ‘zhveshur’ nga muret dhe trotuare të zbrazëta ishte tabloja e trishtë që mbizotëroi në qytetin bregdetar. Frika dhe paniku shoqëroi këtë qytetet për ditë të tëra pas goditjes së fuqishme të 26 nëntorit, teksa çdo lëkundje që e pasoi atë përjetohej me pasiguri për jetën.

E megjithatë, durrsakët duket të fortë për të vijuar jetën me rutinën e përditshme të saj, duke hedhur pas krahëve një nga fatkeqësitë më të rënda natyrore që ka prekur Shqipërinë.

Forcën e gjejnë edhe për fëmijët e tyre.

“Muaji nëntor i vrarë, i shkatërruar shpirtërisht nga ana njerëzore. Në normalitet do të kalojnë se s’bën se s’kanë se ku të shkojnë. Por megjithatë prapë u vra gjithçka. Edhe festat e Vitit të Ri, jo për ne, por më tepër për ata fëmijë. Edhe fëmijët janë si të trembur, të trishtuar”.

Durrësi ende kumbon nga zhurma e fadromave që pastrojnë inertet e mbetura nga shumë godina që u shembën jo vetëm nga tërmeti i 26 nëntorit, por edhe nga Inspektorët e Mbrojtjes së Territorit, pas rrezikut që ato mbartnin për banorët. Qyteti po pastrohet nga gjurmët e fundit të gjithçkaje që mund të kujtojë pasojat tragjike të tërmetit që bëri zgjimin më të keq të shqiptarëve, të martën në 03:54, duke lënë 51 viktima nën rrënoja.

Por mes gjithë kësaj panorama, që do të dojë kohën e saj të kalohet deri në rindërtimin e zonave që u shkatërruan, ka edhe nga ata qytetarë, që Durrësin e zgjedhin për të kaluar post-traumën nga tërmeti.

“Diku është qetësuar. Është qetuar këto ditë, më ndryshe është se ato ditët e para ishte tmerr, nuk shikoje njerëz, kurse tani kanë filluar pak”, shprehen banorët.

Me mijëra janë qytetarët që janë strehuar në hotele, qendra sociale e banesa me qira, shpenzimet e të cilave do t’i mbulojë shteti shqiptar, në këtë situatë të gjendjes së jashtëzakonshme. Mes dhimbjes për njerëzit e zemrës që humbën nën rrënoja dhe motivit për t’i qëndruar pranë të mbijetuarve, qytetarët e Durrësit ja dolën të hedhin pas përjetimet e tërmetit tragjik dhe të kthejnë sytë nga e ardhmja.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img