4.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Durmishi thotë se dikush po keqpërdor emrin e tij, duke iu shkruar miqve

Zv.ministri në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka pohuar se dikush po keqpërdor emrin e tij, duke iu shkruar miqve që ai ka.

Durmishi thotë se ai rastin do ta denoncojë edhe në Polici.

“Të dashur miq, mbrëmë kam denoncuar publikisht një person të pa identifikuar deri më tani i cili në emër timin po i’u shkruan miqve të mijë. Facebook-u më ka fshirë postimin e mbrëmshëm sigurisht pas raportimeve të këtij personit ose ndonjë grupi të caktuar. Sot nëpërmjet bashkëpunëtorëve të mijë kam njoftuar organet e rendit, kurse sapo të kthehem nga pushimet ku gjindem me familjen time do ta denoncoj personalisht në polici”, ka pohuar ai.

Durmishi shton tutje “Edhe një herë, ky numër nuk është i imi dhe ju lutem të mos komunikoni me të”. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img