Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se sot është nënshkruar memorandum bashkëpunimi me kryetarët e katër komunave veriore të Kosovës.
Bëhet e ditur se sipas këtij memorandum, MMPHI-ja ka marrur përsipër mirëmbajtjen dimërore të të gjitha rrugëve lokale në këto katër komuna.
“Sot kemi nënshkruar memorandum mirëkuptimi me kryetarët e komunave të Mitrovicës së veriut, Zveqanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.Ministria ka marrur përsipër mirëmbajtjen dimërore të të gjitha rrugëve lokale në këto katër komuna.Gjatësia totale e këtyre rrugëve që do të mirëmbahen është mbi 300 km”, tha Durmishi në Facebook