Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, po e përcjell nga afër procesin e testimit të Urës së Ibrit me kamionë të peshave të rënda.
Ai tha se sot përfundon faza e parë e testeve dhe për këtë presin një raport, njofton Klankosova.tv.
Durmishi ndër të tjera tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është në koordinim me ndërkombëtarët dhe se sipas tij, Ura duhet të hapet për qarkullim të plotë, njofton Klankosova.tv.