Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se ura të Liqeni i Badocit është stabile.
Ai ka thënë se po mundohen të ngjallin pasiguri te qytetarët.
“Prandaj me përgjegjësi të lartë profesionale deklaroj se Ura e Badocit është shumë stabile.” – ka shkruar ai në Facebook.
Shkrimi i tij:
Ura e Badocit është stabile
Dje dhe sot po mundohen të ngjallin pasiguri te qytetarët me rastin e hapjes së urës së Badocit.
Ura e Badocit ështe projektuar e ndertuar me standardet më te larta të projektimit e ndertimit.
Gjatë të gjitha fazave janë kryer inspektimet profesionale, përfshirë ketu atestet parakrake të materialeve, testimet të vazhdueshme të betonit e armaturës deri në finalizimin e saj.
Prandaj me përgjegjësi të lartë profesionale deklaroj se Ura e Badocit është shumë stabile.
Gjatë gjithë këtyre diteve aty kan kaluar shumë makineri me pesha të rënda pa asnjë problem për Urën, e këtë do ta dëshmojë edhe testimi formal që do të bëhet nesër.