1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Durmishi për përgjimin ku përmendet Liburn Aliu: Për aq sa kemi dëgjuar bëhet fjalë për vepër korruptive

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se në bazë të asaj që është dëgjuar në përgjimet e publikuara disa ditë më parë, bëhet fjalë për aferë korruptive dhe kërkon që prokuroria të hetojë. 

“Në një emision është paraqitur një incizim, nuk e di cka është saktë, ajo zhvillohet në mënyrë të mbyllur. I kam disa çështje që dua t’i them. Berat Buzhala i ka publikuar ato përgjime duke pretenduar se kanë qenë në hetime, kinse nuk kanë qenë në gjendje policia ta hetojë. Nëse ka qenë kjo punë në prokurori dhe nëse ndonjë prokuror eventual nuk ka guxuar të hetojë pse nuk është lajmëruar në KPK. Apo së paku të bëhet e ditur se kush kanë qenë ata prokurroë që nuk kanë guxuar të hetojnë.”, ka thënë Durmishi në ATV.

Ai tutje thotë se këshilltari i ministrit Liburn Aliu nuk përmendet fare në përgjim. 

“Nuk ka version Florent Ramqaj, pasi ai nuk përmendet në përgjim por e përmendin. Si është trajtuar kjo çështje. Jemi duke folur për një rast ku një zyrtar i një kompanie diskuton me një zyrtar tjetër që nuk e dimë as kush është. Në bazë të asaj që kemi dëgjuar kemi të bëjmë me një vepër korruptive dhe kërkojmë nga prokuroria dhe gjykata të marrin masa”, shton Durmishi. 

Ai tutje shton se ministria nuk ka kontratë me Infratek dhe tregon se si përdoren të drejtat e autorit nga kompanitë për të bërë afera korruptive. 

“Kjo është çështja që nuk është sqaruar sa duhet. Ministria jonë nuk ka kontratë me Infratek. Ka pasur kontratë në kohën kur ka qenë Pal Lekaj ministër për rrugën Dollc-Gjakovë. Kur kemi ardhur ne në qeveri ajo rrugë ka qenë në fazë të zhvillimit. Ka qenë e kontraktuar dhe ishte në bazë të zhvillimit. Këtu në bazë të autorit që njihet, në qoftë se në ndonjë projekt ka ndryshime (devijohet trasa, çështje arkeologjike etj) duhet të kërkohet miratimi i kompanisë në projekt. Ata kanë obligim ligjor të përgjigjen nëse pajtohen apo jo. Këtu tash njerëz të caktuar, apo grupe interesi te caktuara, gjejnë këso hapësira që të bëjnë afera të ndryshme korruptive. Ajo që kemi dëgjuar në përgjim, ka të bëjë me këtë. Në emër të asaj që ata e kanë obligim të bëjnë një miratim formal. Nuk e di nëse e kanë bërë apo jo me të vërtetë. Por nëse po, ajo është aferë korruptive”, tha ai.

“Me na lidh mua ose ministrin, në një situatë që ndodh me persona të caktuar të kompanive private, ani pse ato mund të kenë ndonjë afërsi me ndonjë këshilltar të ministrit. As këshilltari i ministrit nuk ka ndonjë përgjegjësi për ndonjë punëtorë të ndonjë kompanie”, përfundoi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img