2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Durmishi me akuza: Ua prishëm planet njerëzve të Haradinajt e Lushtakut që fitonin miliona nga Ministria

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka thënë se me ardhjen e Qeverisë Kurti janë prishur planet e njerëzve të liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt dhe të Sami Lushtakut të cilët sipas tij, fitonin miliona nga Ministria e Infrastrukturës.

Durmishi thotë se me kontratat e mirëmbajtjes, ata ia kanë shpëtuar buxhetit të Kosovës 30 milionë euro.

“Na jau kemi prish planet shumë grupeve të caktuara që kanë përfituara miliona prej Ministrisë së Infrastrukturës. Qe një shembull, unë mendoj që kush mund të jenë këta: prej Sami Lashtakut dhe njerëzve rreth tij e deri te Ramush Haradinaj dhe njerëzve të tij.

Shembull, po flasin këtu dy kompani private e kanë bërë një dallaver me nja 30 mijë euro, por vec me kontratën e mirëmbajtjes na ia kemi pshtu buxhetit 30 milionë euro. Diku kanë përfundu këto”, tha Durmishi.

Tutje ai u shpreh i bindur që këto miliona euro kanë shkuar në xhepat e njerëzve të Sami Lushtakut dhe Ramush Haradinajt.

“14 lloto ne jemi duke i përfundu me 9 milionë euro për 3 vjet bojnë 27 milionë euro, 57 u ka kështu në qeverisjet e kalume, 30 milionë euro kanë përfundu dikun. Nuk e di a kanë shku në xhep të Sami Lushtakut apo të Ramush Haradinajt, por që kanë shku në xhepat e njerëzve rreth Sami Lushtakut dhe Ramush Haradinaj jam i bindur”, tha Durmishi në atv.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img