3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Durmishi mashtroi publikisht: Tenderi për tiketat ngjitëse ishte anuluar në vitin 2019

Pretendimet e Zëvendësministrit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, lidhur me tenderin për “Tiketat Ngjitëse”, në bazë të të cilit nga shtatori qytetarët që regjistrojnë automjetet e tyre duhet të paguajnë edhe 4 euro e 90 cent shtesë, po dalin të mos jenë të vërteta.

Durmishi ia ka hedhur fajin për këtë vendim, Qeverisë së udhëhequr nga Ramush Haradinaj, konkretisht ish-ministrit Pal Lekaj. Por, në një dokument të siguruar nga Gazeta Online ‘Reporteri.net’ po del se ky tender ishte anuluar në vitin 2019.

E madje për këtë u njoftuan para më shumë se një muaji edhe vet Durmishi, sikurse shefi i tij Liburn Aliu.

Sipas dokumentit që ka siguruar Gazeta Online “Reporteri.net” del se edhe pse Hysen Durmishi tha që tenderi ka nisur më 2018, ai më 25 maj 2021 është njoftuar nga zëvendësudhëheqsi i Divizionit për Hartim dhe Harmonizim të Legjislacionit në Departamentin Ligjor të MMPHI-së, Zymer Avdullahu së ky tenderi i dhënë më 2018 ishte anuluar nga sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë me datën me datën 4.10.2019.

“Lidhur me kërkesën e lartcekur sqarojmë se Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, tani me emërtimin Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës me vendimin nr.01.11756 datë 04.10.2019, ka anuluar raportin nr. 07.10612 datë 12.11.2018 të komisionit për vlerësim të ofertave për shërbimin me “Tiketa ngjitëse: si dhe ka Anuluar të gjitha veprimet që rrjedhin për vlerësimin e ofertave të tiketës së rregullsisë teknike të mjeteve me veprim motorik, si dhe me vendimin e lartcekur e ka obliguar Departamentin e Automjeteve për zbatimin e këtij Vendimi dhe kjo çështje ka përfunduar me vendim”, thuhet në njoftimin e Avdullahut për Liburn Aliun dhe Hysen Durmishin.

Shkesa nr.01.11756 i datës 04.10. 2019 i është dërguar kabinetit të Ministrit, Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm, Departamentit të Automjeteve dhe Arkivit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, tani me emërtimin Ministria e Mjedisit, Panifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Kujtojmë që sot zëvendësministri Hysen Durmishi, ka hequr fajin nga Qeveria Kurti për këtë tender.

Përmes një postimi në Facebook, Durmishi shkroi se kur kanë ardhur në Qeveri e kishin gjetur marrëveshjen e gatshme, vetëm duhej të nënshkruhej.

“Kjo marrëveshje si proces ka filluar në vitin 2018 në kohën kur Qeveria udhëhiqej nga Ramush Haradinaj e Ministria nga Pal Lekaj. Si procedurë ka qenë përmes shprehjes së interesit ku kanë aplikuar disa kompani dhe në fund nga komisioni vlerësues është zgjedhur kompania e përgjegjshme fituese’’, shkroi Durmishi.

Tutje ai edhe sqaroi se çka përfiton Kosova nga kjo marrëveshje, duke thënë se ‘’tiketa ngjitëse ndikon në evidentimin e lehtë të automjeteve në komunikacion.

Ky është postimi i plotë:

Sqarim për opinionin publik në lidhje me marrëveshjen për “tiketa ngjitëse”

Kjo marrëveshje si proces ka filluar në vitin 2018 në kohën kur Qeveria udhëhiqej nga Ramush Haradinaj e Ministria nga Pal Lekaj.

Si procedurë ka qenë përmes shprehjes së interesit ku kanë aplikuar disa kompani dhe në fund nga komisioni vlerësues është zgjedhur kompania e përgjegjshme fituese.

Kur ne kemi ardhur në Qeveri e kemi gjetur marrëveshjen të gatshme vetëm duhej të nënshkruhej. Tre muaj nuk e kam nënshkruar këtë marrëveshje derisa jam siguruar se është gjithëçka në përputhje me ligjin dhe procedurat dhe se është interes i Kosovës. Kam autorizuar auditim të komplet procesit dhe kam marr opinionet nga zyra ligjore e Kryeministrit dhe zyra ligjore e ministrisë. Të gjitha rekomandimet kanë qenë që duhet nënshkruar marrëveshja sepse në të kundërtën do të kemi dëme financiare si shtet sepse kompania e fiton rastin në gjykata. Unë e kam nënshkruar këtë marrëveshje me 8 qershor 2021.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img