Zëvendësministri i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësiror, Hysen Durmishi, ka thënë se brenda ministrisë ku ai punon mund të ketë persona që bashkëpunojnë me grupe të interesit.
Durmishi shton se ka njerëz me aktakuza që punojnë në ministri, por që nuk mund të shkarkohen.
“Nuk e mohoj. Mund të ketë”, tha ai kur u pyet nëse ka njerëz që mund të kenë lidhje me grupe të interesit.
“Ka njerëz me tri aktakuza në ministri dhe nuk mund t’i largojmë nga puna. E vetmja gjë që mund të bëjmë është t’i dërgojmë në komision hetimor. Para se të bëhet ligji, ke mundur të dërgosh në shtëpi. Pra ta suspendosh punëtorin që ka aktakuzë derisa gjykata të merret me të”, shtoi ai në ATV.