Site icon PrishtinaPress

Durmishi: Jemi para finalizimit të një marrëveshje me Malin e Zi për dy tunele Deçan-Plavë

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MPHI), Hysen Durmishi, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se janë duke ndërmarrë masa sa i përket sinjalizimit horizontal dhe vertikal në mënyrë që të ndikojnë në uljen e numrit të aksidenteve.

Ai shtoi se që nga viti 2017 nuk ka pasur kontrata për sinjalizim të rrugëve, duke shtuar se kjo ka ndikuar që të ketë numër më të madh të aksidenteve në trafik

Madje, ai tha se me kontratat e mirëmbajtjes do të intervenohet në të gjitha  rrugët kudo që ato janë të dëmtuara.

“Janë disa masa të cilat jemi duke i ndërmarrë, duke filluar nga sinjalistika prej vitit 2017 në ministri nuk ka pasur kontrata të sinjalistikës dhe këto kanë ndikuar shumë që të ketë numër më të madh të aksidenteve në trafik. Tash i kemi nënshkruar kontratat dhe kemi filluar punimet regjionale dhe nacionale për sinajlizimin horizontal dhe vertikal dhe gjatë këtij viti do t’i kemi të gjitha rrugët regjionale dhe nacionale me sinjalistikën e duhur që do të ndikojnë shumë në uljen e numrit te aksidenteve në trafik”.

“Me kontratat e mirëmbajtjes sidomos asaj investive do të intervenojmë në të gjitha këto rrugë kudo që ato janë të dëmtuara që të sanksionohen dhe rregullohen dhe edhe këto ndikojnë në sigurinë rrugore. Por edhe masat e tjera të cilat i kemi ndërmarrë për uljen e numrit të automjeteve të paregjistruara përmes stikersave dhe ndikojnë që automjetet e paregjistruara të mos dalin në komunikacion sepse shkaktojnë aksidente dhe probleme tjera”, tha Durmishi.

Durmishi theksoi se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe të Arsimit janë duke bërë fushata vetëdijësuese, që të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’i respektojnë rregullat dhe të jenë më të kujdesshëm.

Sipas tij, janë para finalizimit të një marrëveshje me Malin e Zi për dy tunele Deçan-Plavë.

“Në përgjithësi si ministri në bashkëpunim edhe me Policinë e Kosovës dhe Ministrinë e Punëve të Arendshme dhe të Arsimit jemi duke bërë fushata vetëdijësuese në mënyrë që të gjithë pjesëmarrësit në trafik të i respektojnë rregullat dhe të jenë më të kujdesshëm në mënyrë që të ulet numri i aksidenteve edhe pse ne qëndrojmë shumë më mirë se të gjitha shtetet e regjionit në këtë aspekt”.

“Ministri ka marrë pjesë në disa traktatet transportit. Herën e fundit është mbajtur në Prishtinë ku kanë qenë ministrat e Transportit të Infrastrukturës të gjithave vendeve të regjionit ku u diskutuan gjumë çështje sa i përket transportit dhe infrastrukturës. Është bashkëpunim shumë i mirë me Shqipërinë, Maqedoninë veriore, Malin e Zi. Kemi edhe projekte të përbashkëta. Kemi avancuar shumë për rrugën Prizren-Tetovë dhe jemi para finalizimit të një marrëveshje me Malin e Zi për dy tunele Deçan-Plavë”, tha ai.

Ai tha se të gjitha kontratat që janë nënshkruar në mënyrë të jashtëligjshme dhe keqpërdorimet që kanë ndodhur i kanë dorëzuar në Prokurorinë Speciale, raporton EO.

“Të gjitha këto kanë të bëjnë me një punë shumë të madhe dhe të mirë që është duke u bërë në ministrinë tonë dhe sidomos denoncimi që i është bërë të gjitha atyre kontratave që janë nënshkruar në mënyrë të jashtëligjshme keqpërdorimet që kanë ndodhur ne kemi dorëzuar në Prokurori Speciale shumë lëndë të cilat goditin një rrjet kriminal që ka ekzistuar në institucione në të kaluarën prandaj frika e tyre që do të përballen me drejtësinë i shtyn ata që të krijojnë situata të tilla dhe sulme ndaj nesh”.

Exit mobile version