3 C
Pristina
Thursday, December 5, 2024

Buy now

spot_img

Durmishi: Javën tjetër pritet fillojë sanimi i përhershëm i kanalit të Ibër-Lepencit

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, bëri të ditur se në kanalin e Ibër-Lepencit po punohet pandërprerë që të funksionalizohet devijimi.

Sipas Durmishit, me intensitetin aktual të punimeve, gjatë kësaj jave do të përfundojë devijimi.

“Me këtë intensitet të punimeve gjatë kësaj jave do të përfundon devijimi në mënyrë që javën tjetër të fillojmë me sanimin e përhershëm të kanalit”, shkroi ai, transmeton Klankosova.tv.

Më 29 nëntor ka ndodhur një shpërthim në kanalin e Ibër-Lepencit, për të cilin shpërthim janë arrestuar deri më tani 10 persona, ku dy prej tyre janë dërguar në paraburgim prej 30 ditësh.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img