Ka nisur sot asfaltimi i shtresës së parë në projektin “Ndërtimi i rrugës nacionale N25, segmenti Besi – Podujevë, Llot 4”. Kështu ka njoftuar zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.
Sipas tij, kjo po ndodhë për qytetarët dhe vetëm për ta, pavarësisht pengesave, sabotazhave e përpjekjeve të grupeve të organizuara kriminale që të na pengojnë.
Grupet e organizuara kriminale nuk na ndalin
Mision e kemi që sa më parë të përfundohen projektet që janë zvarritur me vite të tëra.
Sot po asfaltohet shtresa e parë në projektin “Ndërtimi i rrugës nacionale N25, segmenti Besi – Podujevë, Llot 4”.
Për qytetarët dhe vetëm për ta, pavarësisht pengesave, sabotazhave e përpjekjeve të grupeve të organizuara kriminale që të na pengojnë.