Zv.ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, njofton për arritjen e një memorandumi mirëkuptimi me kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, për mirëmbajtjen verore dhe dimërore të disa rrugëve.
Në njoftimin e bërë në profilin e tij në Facebook, Durmishi ka paralajmëruar se do të vazhdohet edhe më tutje me mirëmbajtjen verore e dimërore të rrugëve nacionale e regjionale, “njëherit edhe shumë rrugëve tjera lokale në veri të Kosovës”.
Postimi i tij i plotë:
???? Memorandum mirëkuptimi me kryetarin e Komunës së Leposaviqit, z. Lulzim Hetemi
✅ Prej sot, MMPHI merr përsipër mirëmbajtjen verore dhe dimërore të këtyre rrugëve:
????️ Maxherë – Bistricë,
????️ Bistricë – Koshtovë e Vllahisë,
????️ Koshtovë e Vllahisë – deri te lidhja me magjistralen Mitrovicë – Leposaviq, si dhe
????️ Koshtovë e Vllahisë – Cerajë.
Do të vazhdojmë edhe më tutje me mirëmbajtjen verore e dimërore të rrugëve nacionale e regjionale, njëherit edhe shumë rrugëve tjera lokale në veri të Kosovës.