Hysen Durmishi, zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, se Qeveria e Kosovës ende nuk e ka një datë ë saktë se kur do të hapet Ura e Ibrit për qarkullim.
Ai ka pohuar se janë në pritje të raportit final për stabilitetin e kësaj ure, duke shtuar se dje e pranuna vetëm draft-raportin.
“Ne po e presim raportin final i cili do të vije shpejt brenda disa ditëve që ta kemi raportin final, mirëpo nuk presim që do të këtë ndonjë ndryshim”.
“Sepse metodat që janë përdorur për testime janë metoda shumë të avancuara, instrumente të cilat janë përdorur për testime janë shumë të avancuara dhe nuk do të ketë ndonjë ndryshim.”
“Ura mbi lumin Ibër është stabile që të qarkullojnë jo vetëm këmbësorët, por edhe automjete. Kur ta kemi datën do të ju njoftojmë juve mediave”, ka thënë Durimishi