3.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Duraku: Ndërrim dhe dyfishim të pikëve në konkursin për infermier në QKUK

Enlirat Duraku, infermier, ka alarmuar se në konkursin e fundit ka pasur dallavere.

Ai ka publikuar disa fotografi që sipas tij, dëshmojnë për ndërrimin dhe dyfishimin e pikëve në konkursin për infermier në QKUK.

Postimi:

𝐍𝐝ë𝐫𝐫𝐢𝐦𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐝𝐲𝐟𝐢𝐬𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐩𝐢𝐤ë𝐯𝐞 𝐧ë 𝐤𝐨𝐧𝐤𝐮𝐫𝐬𝐢𝐧 𝐞 𝐒𝐇𝐒𝐊𝐔𝐊/ 𝐐𝐊𝐔𝐊-𝐬ë 𝐩ë𝐫 𝐢𝐧𝐟𝐞𝐫𝐦𝐢𝐞𝐫 !

Kjo çfarë ka ndodhur në provimin e 14 Gushtit ku duket qartë që pikët e kandidatëve janë dyfishuar, madje janë futur kandidat që fare nuk kanë qenë pjesë e provimit është asgjë nëse krahasohet me shkeljet në konkursin e kaluar në të cilin pyetjet e provimit janë marrë nga jashtë sallës dhe janë kthyer përgjigjiet përmes telefonave smart.

Kujtojmë që të gjitha këto argumente dhe fakte i ka pasur dhe ende i ka SHSKUK, QKUK, Komisoni i Ankesave në QKUK, mirëpo duhet të jesh moralisht i pakorruptuar në mënyrë që të padrejtës t’i thuash jo dhe të marrësh masa në këso raste, me ç’rast as menaxhmenti i SHSKUK/QKUK e as Komisioni i Ankesave dyshoj që kjo u mungon ose kanë frikë nga pushteti.

Madje nëse ju kujtohet Ministri i Mjekëve Arbeni pati gënjyer pa fije turpi për KlanKosova që nuk ka informacione lidhur me këto shkelje, e që në fakt ende i ka në emailin zyrtar të Minsitrisë së Shëndetësisë.

Këshilla ime është që mos të aplikoni në konkurse elektorale pasi padyshim që do ju mundin favoret, interesi dhe dolloveret brenda SHSKUK/QKUK-së.

Priteni një ministër të përgjegjshëm dhe një menaxhment tjetër i cili nuk varet nga politika dhe nuk është kukull e pushteteve.

Më poshtë gjeni shkeljet e këtij konkursi dhe rikujtim i atyre shkeljeve nga konkursit i kaluar për të cilat askush nuk ndërmorri asgjë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img