Site icon PrishtinaPress

Dumoshi e LDK-së pretendon se Kurti i tha “deshta me të këqyrë”, derisa ajo po fliste ne Kuvend

Një debat ka zënë vend në Kuvendin e Kosovës midis shefit të deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi dhe deputetes së kësaj partie, Vlora Dumoshi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. 

Kurti i tha opozitës së mund t’iu japë dije, por jo edukatë, ndërsa Arben Gashi i tha Kurtit se ajo që Kurti bëri gjatë fjalës së deputetes Dumoshi nuk ishte edukatë.

Kësaj akuze të Gashit iu është përgjigjur Kurti.

“Është e vërtetë kur deputetja Vlora Dumoshi e mori fjalën e tha një fjali, dhe ia pashë tekstin me shkronja të mëdha, kjo tha “Asociacioni, më falni Zajednica”, unë u ngrita në këmbë me e pa a e ka shkru fjalën “më falni”.”, tha Kurti.

Dumoshi i ka thënë se kjo është e padrejtë dhe se Kurti nuk po e thotë të vërtetën, ajo ka pretenduar se Kurti i ka thënë “dashta me të këqyrë”.

“Kryeministër, kjo është e padrejtë e para, që ti ndërhyn tek deputetët. Edhe nuk je ka e thu të vërtetën, kur të thash çka deshtë kryeministër, the dashta me të këqyrë.”, tha Dumoshi.

“Hera e parë dhe e fundit që më afroheni, jo vetëm ti, por askush tjetër dhe këtu fajet i ka kryetari i Kuvendit që unë kam pritur që të reagojë.”, tha gjithashtu ajo.

Exit mobile version