1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

“Duket se ka shpërthyer një bombë”, futbollisti i Udineses përplas makinën e tij në tarracën e një lokali

Futbollisti nën pronësi të Tottenham Hotspur, por i huazuar te Udinese, Destiny Udogie, humbi kontrollin e makinës së tij dhe e përplasi atë në tarracën e një lokali në Udine (Itali) në orën tre të mëngjesit.

Mbrojtësi 20-vjeçar italian, për të cilin Tottenham pagoi më shumë se 16 milionë euro, përplasi automjetin e tij Mercedes duke shkaktuar dëme në “White Bar” që mund të kalojnë shifrën e 3000 eurove.

“Duket se këtu ka shpërthyer një bombë”, deklaroi pronari i tarracës, të cilën e shkatërroi Udogien me makinën e tij.

Nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar dhe Policia i ka nënshtruar testin e alkoolit, Udogies, i cili është stërvitur normal të nesërmen pas aksidentit.

Detaje tjera ende nuk dihen.

Udinese do të dënojë Destiny Udogie për aksidentin e tij

Udinese raportoi se “lidhur me lajmin e aksidentit të trafikut që përfshiu Destiny Udogie duke drejtuar makinën e tij, informon se lojtari nuk ka pësuar asnjë dëmtim dhe është stërvitur rregullisht me ekipin”.

Klubi italian shtoi se “siç përcaktohet nga rregulloret praktike, Udogie do të penalizohet në masën e parashikuar ”.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img