1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

“Duke pastruar municionin për luftëtarët e lirisë”, Çitaku poston foto të veçantë të familjes së heroit Skender Rexhepi

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka postuar një foto të veçantë të familjes së heroit të kombit Skender Rexhepi.

Në foton e postuar në profilin e saj në “Facebook”, shihet nëna dhe motrat e heroit duke pastruar municionin për luftëtarët e UÇK-së.

Ajo ka treguar se fotografia është bërë në korrik të vitit 1998, në shtabin e UÇK-së në Mrasor të Rahovecit.

“Gratë e Lirisë. Familja e heroit të kombit Skender Rexhepi. Në këmbë nënë Kada, apo siç njihej nëna e UÇK-së, bashkë ma vajza e fëmijë, duke pastruar municionin për luftëtarët e lirisë. Mes tyre, Hidajete Krasniqi, ish e burgosur politike dhe aktiviste e shquar. Përulësisht mirënjohje për gratë e burrat që patën guxim ta ëndërrojnë lirinë, e të luftojnë për të. Fotografia është bërë në Korrik të vitit 1998, në shtabin e UÇK-së në Mrasor të Rahovecit”, ka shkruar Çitaku.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img