Site icon PrishtinaPress

Duke ndjekur hapat e babait, por në një zhanër tjetër – do të mahniteni nga performanca e djalit të Ibrahim Tatlises

Ibrahim ‘Ido’ Tatlises është këngëtar dhe DJ turk, i cili është djali i legjendës Ibrahim Tatlises.

Nga lidhja me bashkaktoren nga filmi Gunah, Derya Tuna, më 15 shkurt të vitit 1992, ikona turke e muzikës u bë me djalë.

Emri i tij, ‘Ido’ është pikërisht kombinim i inicialeve të para të dy emrave të babait dhe nënës (I dhe D) duke ia shtuar mbaresën ‘O’ që është e rëndomtë në nofkat nga shkurtesat e emrave.

(Foto: Screenshot/YouTube/Ibo Show)

Ai e nisi karrierën muzikore në vitin 2014 kur edhe e publikoi albumin e parë të titulluar “Sonsuz Tesekkurler”.

Në vitet në vijim publikoi disa këngë që i shoqëroi me videoklipe, ndërsa veçohet hiti “Sen” nga viti 2017 që numëron mbi 200 milionë shikime në YouTube.

(Foto: Takvim)

Në xhirimet festive për ndërrim e motmoteve, Ido ishte pjesë e spektaklit “Ibo Show”, ku interpretoi së bashku me babanë e tij disa prej hiteve të Ibrahim Tatlises, i cili tashmë i është kthyer skenës muzikore .

Exit mobile version