Site icon PrishtinaPress

Dukagjini zyrtarizon pesë futbollistë brenda ditës

Dukagjini ka zyrtarizuar pesë futbollistë gjatë ditës së sotme.

Bujar Shabani është rikthyer në klub pas një sezoni të kaluar te skuadra e Ferizajit, shkruan IndeksOnline.

Dukagjini ka transferuar edhe ish-futbollistin e Teutës së Shqipërisë, Iran Júnior. Mesfushori brazilian e njeh mjaftë mirë Superligën e Kosovës, më herët ishte pjesë e Dritës dhe Ulpianës.

Dy futbollistët e talentuar, Dardan Morina dhe Amsal Krasniqi, dytë shtatëmbëdhjetë vjeçar gjithashtu janë bashkuar me Dukagjinin. Dardani vjen nga grupmoshat e klubit tonë, ndërsa Amsali vjen nga skuadra e Vushtrrisë.

Përforcimi i pestë është Dren Feka, i cili u transferua nga skuadra gjermane Phönix Lübeck.

Skuadra nga Klina ka prezantuar transferimet e reja para ndeshjes së rrethit të parë të Conference League kundër FC Europa nga Gjibraltari, e cila zhvillohet më 13 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Exit mobile version