Dukagjini ka zyrtarizuar pesë futbollistë gjatë ditës së sotme.
Bujar Shabani është rikthyer në klub pas një sezoni të kaluar te skuadra e Ferizajit, shkruan IndeksOnline.

Dukagjini ka transferuar edhe ish-futbollistin e Teutës së Shqipërisë, Iran Júnior. Mesfushori brazilian e njeh mjaftë mirë Superligën e Kosovës, më herët ishte pjesë e Dritës dhe Ulpianës.

Dy futbollistët e talentuar, Dardan Morina dhe Amsal Krasniqi, dytë shtatëmbëdhjetë vjeçar gjithashtu janë bashkuar me Dukagjinin. Dardani vjen nga grupmoshat e klubit tonë, ndërsa Amsali vjen nga skuadra e Vushtrrisë.


Përforcimi i pestë është Dren Feka, i cili u transferua nga skuadra gjermane Phönix Lübeck.

Skuadra nga Klina ka prezantuar transferimet e reja para ndeshjes së rrethit të parë të Conference League kundër FC Europa nga Gjibraltari, e cila zhvillohet më 13 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.