Dukagjini e ka mbyllur me epërsi prej 1:0 pjesën e parë të ndeshjes me Malishevën.
Klinasit festuan në fund të 45 minutëshit të parë falë golit të shënuar nga Vladyslav Khomutov, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 24-t të Superligës së futbollit.
Dukagjini do të mundohet ta ruajë këtë epërsi edhe në pjesën e dytë, kurse vendësit do ta kërkojnë përmbysjen.
Ndërkohë, Llapi është duke barazuar me Ferizajn, 1:1.
Gerhard Progni i gëzoi fillimisht llapjanët, por ferizajasit e barazuan rezultatin në fund të pjesës së parë me Sadriun.
Ferizaj është i fundit në tabelë dhe i nevojitet fitorja më shumë se kurrë për t’i mbajtur gjallë shpresat e shpëtimit.
Kurse, Drenica me Trepçën ’89 po ashtu janë baras, por 1:1.
Da Silva i kaloi në epërsi Kuqezinjtë në fillim të lojës, por autogoli i Lushtakut nivelizoi gjithçka në fushën e blertë.
Pjesët e dyta pritet të jenë mjaft interesante.
Nesër do të luhen dy ndeshjet tjera dhe derbi të kësaj xhiroje: Ballkani – Drita dhe Gjilani – Prishtina.