Dukagjini e mbylli pjesën e parë në disavantazh prej një goli.
Skuadra kosovare pas 45 minutave të parë po humb nga Rijeka me rezultat 0:1, në ndeshjen e vlefshme për rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, shkruan “Gazeta Express”.
Skuadra kroate kaloi në epërsi në minutën e 30-të me anë të Niko Jankovic, në ndeshjen që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Skuadra klinase do të mundohet ta përmbys këtë rezultat në pjesën e dytë, e mbështetur nga tifozët e saj.
Në rrethin e parë, Dukagjini, i cili po debuton këtë sezon në garat evropiane, e eliminoi ekipin nga Gjibraltari, Europa FC.